Gjirokastër – Vdes në aksident mamaja, rëndë e bija 17-vjeçe. Po ktheheshin nga një dasmë
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të një 17- vjeçareje u shënua sot në mëngjes në fshatin Sofratikë të Gjirokastrës.
Një makinë në të cilën udhëtonin anëtarët e një familjeje është përplasur me murin rrethues të një lokali. Gruaja e cila ka ndërruar jetë është e ëma e vajzës së plagosur rëndë.
Policia e Gjirokastrës informoi sot: Mjeti tip “Reno” , me targa AA 029 DM, drejtohej nga kryefamiljari E.Xh. Me të udhëtonte dhe bashkëshortja T. Xh 45 vjeçe e cila humbi jetën në aksident ndërsa në gjëndje të rëndë është vajza e saj 17 vjeçe, S. XH. Gjithashtu janë dëmtuar drejtuesi i mjetit E.Xh, 56 vjeç dhe shtetasi K.L, i afërm i familjes.
Familja po kthehej nga një dasmë bëhet me dije nga grupi hetimor
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.