Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një vajze 17-vjeçare raportohet të ketë ndodhur sot pranë tregut industrial në Lezhë. Bëhet me dije se vajza e re me inicialet D.M. ka qënë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga furgoni i mallrave.
Ajo ka marrë shumë dëmtime siç thonë burime paraprake nga policia dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Policia e Lezhës ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.