Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Paskuqan ku një makinë është përplasur me një motor, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit, identiteti i të cilit nuk duhet ende.
I plagosuri është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
“Tiranë, informacion paraprak / Më datë 16.01.2022, në Paskuqan, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin Xh. K., me motomjetin me drejtues shtetasin J. K. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.