Furgoni ku po udhëtonin pasagjerët ka dalë nga rruga dhe ka rënë ujrat e lumit Mat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shkopet ku një furgon ka dalë nga rrugë duke shkaktuar dy viktima dhe dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të tunit pranë fshatit Shkopet. Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujrat e Matit. Policia e Burrelit dhe ajo e Milotit kanë shkuar në vëndngjarje bashkë me disa abmulanaca.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Burrelit, ndërkohë që dy viktima janë nxjerrë nga ujrat e lumit Shkopet. Nga ngjarja tragjike kanë humbur jetën shtetasit Afrim Rexhepi dhe Fitim Nelku. Ndërkohë, anë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve vëllezërit Artan dhe Ajet Rexhepi.