Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur pas përplasjes së dy makinave.
“Në rrugën nacionale Prishtinë –Mitrovicë në datë 09.06.2023 rreth orës -22:30 raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar shërbim mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze)”, thuhet në njoftim.
Më tej, Policia shton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti është në procedurë hetimore.