Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dedaj në Pukë.
Viktima është me inicialet M.L.Personi i cili ndërroi jetë nga aksidenti, ishte duke lëvizur me një motor dhe dyshohet se humbi kontrollin duke rënë nga ura.
Mungesa e ndriçimit në rrugë dhe shpejtësia dyshohet se kanë qenë shkak i aksidentit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.