Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në Gjormë të Kurbinit, ku për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i automjetit.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i viktimës.