Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një automjet ka aksidentuar një 70-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë në momentin e përplasjes.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit mësohet të jetë larguar nga vendngjarja, menjëherë pas përplasjes. I moshuari është dërguar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Fiat” është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, si shtetasi me iniciale B.J 63vjeç, ndaj të cilit po kryhen edhe veprimet e mëtejshme proceduriale.