Në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motor dhe nga përplasja mes tyre drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
Pas përplasjes, ai ka rënë në bordurën e rrugës duke pësuar dëmtime të shumta, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.