Një aksident i rëndë në të cilin ka përfshirë një autoveturë dhe një kamionçinë dhe më pas edhe disa automjete të tjera.
Aksidenti është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Ish Kombinati Metalurgjik-Elbasan rreth orës 16.50.
Për pasojë janë dëmtuar pjesërisht disa automjete si dhe lehtë dy persona. Si rezultat i aksidentit është bllokuar përkohësisht qarkullimi , ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.