Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozet ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë plagosur katër të tjerë. Aksidenti ka ndodhur në mbikalimin Shkozet- Plepa. Mjeti me të cilin po udhëtonin 6 persona ka humbur drejtimin dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë dy presona me iniciale A.S 37-vjeç dhe V.M 25-vjeç kanë humbur jetën, ndërsa 1 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpjtësia tej normave të lejuara. Polica ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në këtë segment rrugor kanë ndodhur shpesh aksidente dhe për këtë arsye pritet të ketë një hetim edhe në lidhje me mungesën e sinjalistikës.