Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku dy mjete janë përplasur me njera tjetren.
Sipas informacioneve një nga pasagjeret ka mbetur e lënduar por me plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprimet paraprake.