Përplasja e dy automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës ka sjellë një trafik të rënduar në këtë aks pasditën e sotme.
Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve. Ndërkohë dhe Policia ka mbërritur dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autostrada Tiranë-Durrës gjatë muajve të verës përballet me një fluks të lartë mjetesh duke shkaktuar trafik të rënduar në orë të ndryshme.