Përplasja mes disa automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës, ka shkaktuar vdejen e dy personave. Ngjara ndodhi gjatë natës së mbrëmshme. Fillimisht një makinë ka përplasur një kamion dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 25-vjeçar, i cili më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Ndërsa shoferi i kamionit është aksidentuar nga një tjetër automjet i cili kalonte në rrugë në momentin kur shoferi i kamoionit po tentonte të ndihmonte personin e plagosur në makinën që e kishte përplasur. Për pasojë, shtetasi me inicialet Sh.B. 62 vjeç, banues në Tiranë ka ndërruar jetë në vënd. Viktima tjetër shtetasi me inicialet E.T. 25 vjeç, banues në Durrës i cili, ishte pasagjer në mjetin tip Benz.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip Benz, Adriatik Bajraktari, ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e shoferit të automjetit që aksidentoi shtetasin 62-vjeçar me inicialet SH.B. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes.