Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier.
Një automjet me targa greke është përplasur nga pas nga një Fuoristradë.
Mjeti top Opel me targa greke ka përfunduar në kanal, ndërsa drejtuesi, një emigrant rreth 40-vjeçar, është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se mjeti tip Fuoristradë nuk ka mbajtur distancën dhe në momentin që mjeti Opel kishte ndezur sinjalin për të dalë në rrugë dytësore është përplasur nga Fuoristrada dhe ka përfunduar në kanal.










