Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Lezhë-Shkodër ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Balldren, ku si pasojë e përplasjes kanë mbetur dy persona të palgosur.
Bëhet me dije se nga përplasja mjeti tip Fuoristradë ka përfunduar në kanal.
Ndërkohë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.