Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Tiranë-Durrës pranë një qendre tregtare.
Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur për vdekje një kalimtare, e cila është identifikuar si shtetasja me inicialet N.L.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi A.F, 26 vjeç, u shoqërua në polici për zbardhjen e rrethanave.