Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë ku si pasojë ka humbur jetën një 22 vjeçar dhe kanë mbetur të plagosur 2 persona
Ka humbur jetën shtetasi Viktor Hili, 22 vjeç ndërsa dy personat e plagosur rëndë janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Trush.
Ende nuk dihet identiteti i dy personave ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.