Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot – Lezhë, pak minuta më parë. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë marrë plagë dy drejtuesit e mjeteve. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, por mësohet se janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Aksidenti ka ndodhur sapo kalon urën mbi lumin “Mat” në drejtim të Lezhës. Në vend ngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidentit, por të dhënat e para të policisë flasin për parakalim të gabuar dhe shpejtësisë tej normave të lejuara.