Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje-Rrogozinë në afërsi të fshatit Dushk, ku për pasojë janë lënduar drejtuesit e tyre, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e të dy automjeteve dhe manovra e gabuar në parakalim.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta qarkullimi në njërin krah të autostradës.