Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në aksin Lezhë- Shkoder në afërsi të Balldrenit.
Mësohet se janë përplasur një automjet me një motor dhe nga aksidenti ku ka mbetur i vdekur një person. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.