Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Fushë Krujë-Vorë
Aksidenti u rregjistrua mëngjesin e 1 janarit të 2017-ës në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”.
Policia bën me dije se një automjet me targa të Durrësit i drejtuar nga shtetasi me iniciale A.B, 32 vjeç, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe e për pasojë janë plagosur tre persona.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale K.V 22 vjeç e D.B 21 vjeç dhe një person tjetër të cilët janë dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia e Krujës.