Një tjetër aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Cerkovinë, ndërsa nga informacionet paraprake nuk dihet nëse ka të lënduar.
Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe mosrespektimi i sinjalistikave rrugore.
Policia nuk ka qenë në patrullim për të parandaluar ngjarjen.
Grupi hetimor ka mbërritur ne vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.