Një aksident ka ndodhur në afërsi të Memaliajt në orët e para të ditës së sotme. Mësohet se në aksin rrugor Memaliaj – Krahës në vendin e quajtur Mogila mjeti tip Opel me targa AA876OJ me drejtues shtetasin Gerald Mehmetaj ka dalë nga jashtë rruge.
Fillimisht drejtuesi ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore por më pas ka pasur shqetësime shëndetësore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Pas testit drejtuesi rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool, ndërkohë që policia po heton në lidhje me shkaqet që çuan në aksident.