Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në kthesën e Rinasit. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fushë-Prezë.
Në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete, ku për pasojë 1 person ka mbetur i lënduar.
Nuk ka ende informacion për gjendjen e personit të lënduar, ndërkohë që mësohet se i plagosuri është lënë për një kohë të gjatë në rrugë për shkak të mungesës së ambulancës.
Policia dhe ambulanca ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje.