Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të fshatit Bërxullë. Një fëmijë është përplasur për vdekje teksa ecte në rrugë.
“Pasditen e sotme, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
The post Aksident i rëndë në Bërxullë, ndërron jetë 7-vjeçari appeared first on 27.








