Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë vendit të njohur si “Kryqëzimi i Patokut” në autostradën Lezhë-Laç.
Burimet bëjnë me dije se janë përfshirë 2 automjete ndërsa flitet për dy persona në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve mësohet se drejtuesi i njërit nga mjetet dhe pasagjerja që është bashkëshortja e tij kanë marrë plagë të rënda e për pasojë janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.