Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në fshatin Partesh në rrugën Gjilan-Ferizaj.
Mësohet se nga aksidenti një fëmijë i mitur ka pësuar lëndime trupore dhe po trajohet në spitalin e Gjilanit.
Sipas informacioneve të para nga tereni, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Ndërkohë policia është duke hetuar rreth shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.