Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik hekurudhor në Itali. Ngjarja ka ndodhur në vijën hekurudhore Milano-Luino gjatë mbrëmjes së shkuar.
Dy të rinjtyë u gjetën të pajetë nga makinisti i trenit që po udhëtonte në drejtim të Milanos. Bëhet fjalë për të rinjtë 23 dhe 17 vjeç, të lindur në Shqipëri. Makinisti ka njoftuar policinë për dy viktimat.