AK vendos monitorimin e tregut të nënprodukteve të qumështit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

AK vendos monitorimin e tregut të nënprodukteve të qumështit –

08:03 | 09/02/2023
në Uncategorized
0

Pas lajmit të publikuar në fillim të kësaj jave nga “Monitor”, për një rritje të re të çmimeve të nënprodukteve të qumështit, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë monitorimin e këtij tregu, për të evidentuar nëse ekzistojnë shenja të marrëveshjeve të ndaluara, sjelljeve të bashkërenduara apo shkeljeve të tjera të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

“Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione të bëra publike në media mbi njoftimin e ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit, të cilat kanë lajmëruar pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur nga data 15.02.2023, furnizimet e reja të bulmetit do të kenë çmime deri në 37% më të larta, vendosi ngritjen e Grupit të Punës për monitorimin e këtij tregu.

Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”,” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Ky institucion sjell në vëmendje se ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes, kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit apo vendosin kushte tregtimi.

Shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.

Paralajmërimi për ngritje çmimesh

Sipas burimeve të “Monitor”, kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë informuar pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur që nga 15 shkurti, furnizimet e reja me gjalpë dhe djathë do të kenë çmime deri në 37% më të larta. Ndërkohë, burimet nga kompanitë e përpunimit të qumështit pohuan se kjo rritje është aplikuar për shkak të shtrenjtimit të çmimit të qumështit nga fermerët gati me 50%. Qumështi dhe produktet e bulmetit ka qenë ndër produktet që janë shtrenjtuar më shumë gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e Instat tregojnë se inflacioni vjetor i nëngrupit “qumësht, djath, vezë” në dhjetor 2022 arriti nivelin rekord prej 25.4%.

Rritja e paralajmëruar për në mesin e muajit shkurt nuk është rasti i parë që përpunuesit e qumështit aplikojnë rritje të paralajmëruara të çmimeve. Për shembull, edhe në fund të muajit korrik 2022 ata njoftuan tregtarët me pakicë se çmimet e shitjes së qumështit duke filluar nga data 1 gusht do të rriteshin.

Sipas përpunuesve, rritja e çmimit ka ardhur nga ulja ofertës dhe rritja e ndjeshme e çmimit të qumështit, por edhe rritja e kostove të tjera, që nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, ndryshimi i shkallës së TVSH-së, etj.

Megjithëse këto rritje të paralajmëruara janë raportuar në vazhdimësi nga “Monitor” dhe janë riprodhuar nga mediat e tjera, këtë vit Autoriteti i Konkurrencës duket më i vëmendshëm në ndjekjen e informacionit mediatik dhe ka vendosur monitorimin e tregut të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Thellohet tragjedia në Turqi, shkon mbi 15 mijë numri i të vdekurve –

Thellohet tragjedia në Turqi, shkon mbi 15 mijë numri i të vdekurve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës, pas dorëzimit të pushtetit në komunat serbe në Veri –

20:32 | 16/12/2025
Mirëpresim rezultatet e SPAK –

Mirëpresim rezultatet e SPAK –

20:02 | 16/12/2025
PD sot me figura që nuk riciklohen –

PD sot me figura që nuk riciklohen –

19:42 | 16/12/2025
U sulmuan demokratët pse morën pjesë në takim –

19:38 | 16/12/2025
Rama nuk rrëzohet duke qarë, ja dy rrugët se si PD mund të fitojë zgjedhjet –

19:30 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës, pas dorëzimit të pushtetit në komunat serbe në Veri –
  • Mirëpresim rezultatet e SPAK –
  • PD sot me figura që nuk riciklohen –
  • U sulmuan demokratët pse morën pjesë në takim –
  • Rama nuk rrëzohet duke qarë, ja dy rrugët se si PD mund të fitojë zgjedhjet –
  • Aksidenti/ 19-vjeçari përplas këmbësorin në Tapizë–Fushë Krujë, 62-vjeçari ndërron jetë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës, pas dorëzimit të pushtetit në komunat serbe në Veri –
  • Mirëpresim rezultatet e SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com