Për herë të 3-të në 6 javët e para të Serisë A, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, është vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane për paraqitjen e tij duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës.
Këtë javë Krotone arriti fitoren e parë në kampionat duke mposhtur Beneventon me rezultatin 2-0 dhe futbollisti shqiptar ishte i pakalueshëm për sulmuesit kundërshtarë.