Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar shtyrjen e afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Tashmë qytetarët do të kenë mundësi të mbarojnë proçedurat e nevojshme deri në 31 Maj 2017.
” Nga 1 shtatori 2016 deri më 31 janar 2017, janë plot 27 mijë aplikime të dorëzuara! Lajmi tjetër i mirë është se duke iu përgjigjur kërkesave të shumta që kemi marrë nga ju, propozuam shtyrjen e afatit për rivlerësim deri në 31 Maj 2017!”, tha Ahmetaj