Ahmetaj prezanton planin për rindërtimin: Hapat ku do të kalojë projekti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ahmetaj prezanton planin për rindërtimin: Hapat ku do të kalojë projekti

15:18 | 11/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj në një video konferencë me donatorët, iu ka prezantuar atyre planin e deritanishëm për ecurinë e procesit të rindërtimit, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj u ndal dhe tek fazat hap pas hapi, ndërsa bëri të ditur se 12950 familje përfitojnë bonus qiraje.

Ministri pohoi se në plan është ndërtimi i mbi 3 mijë apartamenteve kolektive, 99 institucione publikë, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesit shëndetësor. Ahmetaj tha se në vendin tonë, do të ketë 26 zona të reja zhvillimi.

Read more

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai –

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës –

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi miliona në Turqi dhe Bolivi

Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

“Shtylla kryesore është që të ndërtojmë një urë lidhëse. Ky është rendi i ditës për sot dhe në të djathë të ekranit kam renditur të gjitha hapat kryesore të rindërtimit. Nis me një studim të thelluar. Pasi përfshin hapin kryesor pas vlerësimit të nevojave pas tërmeti. Faza e parë ishte një qasje helikopter nga sipër. Më pas kemi aplikimet në platformën elektronike dhe bashkëlidhur me të, procesin e vlerësimit të secilit qytetar. Hapi i tretë; janë planet e detyrueshme lokale, që janë tashmë të hollësishme. Hapi tjetër është procesi i shembjes. Që këtu ngjan se është i lehtë, por nuk është kështu. Duhet që të ketë financime të konsiderueshme. Shpronësimet, procedurat e prokurorimit dhe më pas emëruesi i përbashkët është bashkërendimi i donatorëve në proces. Kjo është faza ku jemi sot. Kemi bonuset e qirasë, më pas aplikimet në platformën elektronike. Kemi 12950 familje që përfitojnë bonus qiraje dhe tregohet dhe qytetet ku jetojnë. Deri më tani kemi 2043 leje ndërtimi që janë dhënë përmes një procedure të përshpejtuar. Kemi një proces të thelluar vlerësimi në të djathtën tuaj. Kemi 3 mijë e ca apartamente kolektive, 99 institucione publike, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesish shëndetësor. Vlerësimi i thelluar ishte në proces e sipër. Por tashmë ka përfunduar. Shihni rezultatet dhe punën që është proces në disa zona. Shihni rezultatin për apartamentet kolektive në Durrës, Shijak. Në një ngjyrë është rindërtimi, ngjyra tjetër paraqet shembjen dhe më pas do të shihni pjesën tjetër. Ky është një proces i rëndësishëm. Bashkitë janë partner në këtë proces dhe i gjithë vlerësimi praktikisht është në duart e tyre. Ka një proces të hollësishëm, që është materializuar në një manual. Më pas këshilli Bashkiak do të marrë një vendim të mirinformuar, mbështetur në dosjet që janë teknike, financiare dhe ligjore. Mbështetur në këto dosje do të shihen përfitimet nga programi. Këtu ka një sërë dosjes të ndara sipas bashkive. Do ndaj me ju të gjitha planet e detyrueshme të planit vendor. Kemi 26 zona të reja zhvillimi. 14 plane të detyruara vendore, 12 janë në proces miratimi. Nesër do të merrni dokumentacionin që ne kemi miratuar në komision. Ky material do ju shpërndahet përmes postës elektronike. Këtu mund të shihni Tiranën, është java e miratimit ë një prej hapësirave më kryesore (P2V). është një nga 4 qendrat kryesore të Bashkisë së Tiranës, (Tregon projektin). Më pas kemi Durrësin, apo dhe Shijakun, ku shembja ka nisur me fazë intensive. Këto janë detajet e planit. Kavaja ka nisur tashmë procesin e shembjes. Këtu kemi Golemin, komunë me destinacion turistik. Kruja po ndiqet me kujdes në raport me zhvillimin pasi duhet të harmonizojmë trashëgiminë kulturore.”, tha Ahmetaj.

Etiketa: Arben Ahmetajkonferencë me donatorëtMinistri i Shtetit për Rindërtimtërmeti i 26 nëntorit

Të Lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai –

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai –

nga 27
21:35 | 17/03/2026
0

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë...

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës –

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës –

nga 27
21:15 | 17/03/2026
0

Autoritetet në Kosovë arrestuan më 10 shkurt 2026 tre shtetas të huaj dhe një shtetas shqiptar, në lidhje me dyshime...

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi miliona në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi miliona në Turqi dhe Bolivi

nga 27
20:25 | 17/03/2026
0

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 hedh dritë mbi rrjetin financiar të organizatës së drejtuar nga Franc Çopja, duke zbuluar transfertat e mëdha të parave...

Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

nga 27
20:05 | 17/03/2026
0

Ditën e djeshme, Evi Kokalari shpalli kandidaturën për të garuar në zgjedhjet e 23 majit përballë Sali Berishës, por postin...

Para
Masakër mjedisore me mbetjet në Shkumbin, gjobë dhe ndjekje penale kompanisë së pastrimit në Rrogozhinë

Masakër mjedisore me mbetjet në Shkumbin, gjobë dhe ndjekje penale kompanisë së pastrimit në Rrogozhinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai –

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai –

21:35 | 17/03/2026
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës –

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës –

21:15 | 17/03/2026
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi miliona në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi miliona në Turqi dhe Bolivi

20:25 | 17/03/2026
Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –

20:05 | 17/03/2026
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –

19:49 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai –
  • Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës –
  • “Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi miliona në Turqi dhe Bolivi
  • Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë –
  • Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët –
  • Sfidoj kryeministrin ta mohojë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai –
  • Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com