Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë publike si do të ndahen të ardhurat e buxhetit të vitit 2017.
“Buxheti 2017, të ardhurat 7.6% më shumë se 2016. Investimet, rreth 5% e PBB. 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve. 20 miliardë lekë për reformat”, ka thënë Ahmetaj.
Një ditë më parë, sërish përmes një statusi ministri i Financave vlerësoi se buxheti 2017 është më optimali në 25 vite.