Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në Parlament ka bërë llogaritë e përfitimeve financiare të shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai deklaroi se me projektin e ri, buxheti i shtetit harxhon zero lekë, ndërkohë që artistët përfitojnë 4 salla të reja.
“Buxheti o shtetit harxhon zero lekë dhe artistët përfitojnë 4 salla. Qytetarët përfitojnë mbrapsht të njëjën pronë me një teatër 8 herë më të madh.Ka rritje të pronës në të njëtën pronë, me zero lekë nga buxheti I shtetit. T’u japësh teatër të ri qytetarëve qenka tradhti kombëtare?”, tha Ahmetaj.