Agron Tufa: Ja dokumentet që vërtetojnë Diana Çulin si vrasëse të dy poetëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agron Tufa: Ja dokumentet që vërtetojnë Diana Çulin si vrasëse të dy poetëve

21:30 | 07/03/2017
në Uncategorized
0

Shrimtari Agron Tufa  i është përgjigjur  të gjithë  atyre që e kanë marrë në mbrojte shkrimtaren Diana Çuli e cila akuzohet se ka firmosur pë vdekjen e dy shkrimtarëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Dokumetat që ai  publikoi sot duket se i vënë kapak të gjitha diskutimeve. Agron Tufa  ka fakte të pakundërshtueshme që vërtetojnë rolin shumë të rëndësishm  të shkrimtares Diana Çuli në vendimin e diktaturës për të vrarë dy poetet.

Tufa  ka publikuar në facebook dekumetet dhe ja cfarë shkruan:

Argumenti i fundit, kryekrejt spekulativ e nihilist, që përdoret në mbrojtje të Diana Çulit, është se, gjoja, dënimi kapital me pushkatim i poetit martir Genc Leka, nuk ka të bëjë me “Akt-Ekspertizën” e poezive, që shkrimtarja e tyre e preferuar ia ofroi Sigurimit.
Teoria e tyre e fundit thotë, se Genc Lekën “e pushkatuan për sabotim të ekonomisë socialiste” dhe aspak për poezitë e komunetuara nga D. Ç.
Në fakt, vendimin gjyqysor të denimit të Lekës dhe Blloshmit vërtet janë dy nene a) për “sabotim” dhe b) për “Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”. Nga përvoja më hartimin e vëllimeve të “Fjalor Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist” në Isnstitutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, e kemi ndeshur praktikën e qëllimshme të përzierjes së neneve politike me ato ordinere. Kjo përzierje bëhej për të ulur e poshtëruar qëllimshëm imazhin e kundërshtarit me aspekte oridinere, si hajdut, imoral, pijanec etj, etj, por që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Kuptohet poezitë me recesat përkatëse të sivëllezërve kainianë, kanë patur një peshë themelore në dënimin e tyrë, por në Vendimin gjyqësor, ato janë përfshirë në nenin e “Agjitacion propagandës”. Po si ta dallojnë këtë gazetaret tona, që kriter kanë nxitimin dhe sprintin për të ta hedhur në “kthesë”? Të gjithë që kanë lexuar “Princin e lumtur” të Antuan dë Sent-Ekzyperrisë, do t’u kujtohet skena e fillimit kur Princi i Vogël vizaton një Boa, të cilën e ka fshehur nën një kapelë. Ai ua paraqet të rriturve vizatimin dhe i pyet se çfarë është. Të gjithë i thonë: “kapelë”. Princi largohet i zhgënjyer me trashësinë e tyre, që nuk kuptojnë një gjë aq të thjeshtë: që Boa gjendet nën kapelë.
Megjithatë, ne po ua rrëzojmë dhe këtë pretendim të fundit dhe do të paraqësim me dokument, se pikërisht poezitë e tyre të interpretuara nga Akt-Ekspertiza (në rastin konkret të Genc Lekës me po ato tituj poezish të analizuara nga Diana Çuli) bëhen argument e provë vendimtare në mosfaljen e denimit të tyre me pushkatim.
Kjo pjesë dokumentash që fokusojnë Genc Lekën, paraqesin përgjigjen dhe argumentin që sjell Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të RPSSH-së, me rastin e lënies në fuqi të vendimit për pushkatimin e tyre.
Për ata që interesohen t’i kenë integralë të gjitha këto dokumenta (për Lekën dhe Blloshmin), mund t’i marrin ato në ISKK, me një kërkesë të thjeshtë. Me tej, vëreni vetë dokumentet, duke u lënë shans gazetareve të konsultohen më ngushtë me shokët pë të nxjerrë ndonjë argument më për të qenë në mbrojtje të klientes së tyre.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Etiketa: Agron tufaDiana ÇuliGenc LekaVilson Blloshmi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Trafik në shi, Tirana lesh e li… Foto LSA/ Gent Shkullaku

Trafik në shi, Tirana lesh e li… Foto LSA/ Gent Shkullaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

08:34 | 17/12/2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

08:26 | 17/12/2025
O Bela ciao, Bela ciao –

O Bela ciao, Bela ciao –

08:10 | 17/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 17/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –

07:38 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –
  • O Bela ciao, Bela ciao –
  • Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com