Në 14 qershori do të bëjë bashkë qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës në Gjakovë. Ky takim i përbashkët i dy qeverive vjen në një kohë që qeveria e Shqipërisë ka hartuar një draft për Asociacionit, por Kosova e konsideroi se ka zero rëndësi, pasi nuk kanë nevojë për ndërmjetësues vetëm për mbështetje në arenën ndërkombëtare.
Kjo është mbledhja e 9 e përbashkët që do të zhvillojnë dy qeveritë, ndërsa 14 qershori është edhe një datë e rëndësishme në Kosovë pasi nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.
Si fillim, secili ministër, duke nisur nga ata të fushave me përgjegjësi më të rëndësishme do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani. Takimi mes dy delegacioneve do të nisë në orën 11:00, ndërsa pritet të nënshkruhen edhe një sërë marrëveshjesh ndërqeveritare në fusha të ndryshme.
Më pas, kryeministri i vendit tonë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojnë një konferencë për shtyp, e cila në fakt do të marrë edhe vëmendjen e mediave nisur nga drafti që Rama i ka dorëzuar Presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz, dy prej kumbarëve të propozimit franko-gjerman.
Pas konferencës, Rama do të zhvillojë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve, e më pas do të takojë edhe disa kryetarë komunash. Mbledhja e 8-të e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë përfundoi me firmosjen e 19 marrëveshjeve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti hapi mbledhjen duke thënë po tingëllojnë më efektive se kurrë më parë. Në muajin nëntor të 2021-shit, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.