Dy bomba kanë shpërthyer pranë Parlamentit në Kabul, ku të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë plagosur.
Agjensia e lajmeve AFP ka deklaruar se shumica e të vrarëve ishin civilë, përfshi edhe punonjës të parlamentit.
Sulmi ndodhi gjatë orës së pikut, kur punonjësit po largoheshin nga kompleksi parlamentar.
BBC shkruan se bëhet fjalë për një vetërasës i cili kishte një bombë në këmbë dhe u pasua edhe nga një shpërthim tjetër.