Aeroporti i Rinasit, pronari i ri “offshore” arrin fitime rekord 17 milionë euro në 2016-n – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aeroporti i Rinasit, pronari i ri “offshore” arrin fitime rekord 17 milionë euro në 2016-n

12:31 | 20/06/2017
në Uncategorized
0

Tirana International Airport (TIA), që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit, ka publikuar bilancin e vitit 2016.

TIA, e cila vitin e kaluar u shit te kompania offshore REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED, me seli në Singapor dhe që arriti të zgjaste dhe me dy vjet afatin e koncesionit me qeverinë shqiptare, rezulton të ketë arritur një fitim rekord në 2016-n.

Sipas të dhënave të publikuara në bilanc, fitimi bruto (para taksave) i Tirana International Airport në vitin 2016 arriti në 2.3 miliardë lekë, ose rreth 17 milionë euro, me një rritje prej gati 16% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i fitimit që TIA ka arritur në vitin 2004, kur ka filluar aktivitetin në Shqipëri.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të ardhurat ishin 5.3 miliardë lekë, me një zgjerim vjetor prej 7.5%. Sipas shpjegimit të bilancit, të ardhurat operacionale kanë të bëjnë me të ardhurat nga veprimtaria aeroportuale dhe shërbimet jo­aeroportuale që i bëhen kompanive ajrore.

Norma e fitimit arriti në 44%. Kjo nënkupton që vitin e kaluar nga 100 lekë të ardhura, që TIA ka marrë nga taksat që ajo u ngarkon kompanive ajrore që fluturojnë nga Aeroporti i Rinasit, 44 lekë kanë shkuar si fitim për koncesionarin.

Marzhi i fitimit ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Në vitin 2015, ai ishte 41% dhe në 2013-n 35.5%, duke e bërë koncesionarin e aeroportit një prej kompanive më fitimprurëse në Shqipëri.

Konsorciumi Tirana International Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20-vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë.

Në 2016-n u shënuan dy zhvillime kryesore për kompaninë, që menaxhon aeroportin e vetëm në vend.

-Së pari, në fund të marsit, qeveria shqiptare arriti një marrëveshje me Tirana International Airport për ndryshimin e marrëveshjes koncesionare, në bazë të të cilit TIA mori një zgjatje të menjëhershme të afatit të koncesionit me dy vite, në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit dhe në rast të vënies në punë të ndonjë aeroporti tjetër, afati i koncesionit do të zgjatet maksimumi me 4.5 vite në total, duke e çuar deri në 24.5 vjet, nga 20 vjet që ishte kontrata fillestare. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga shtyrja e afatit të koncesionarit, asnjë aeroport i ri nuk është hapur. Aeroporti i Kukësit është lënë në harresë, ndërsa në plan të parë ka dalë një aeroport në Vlorë, për të cilin nuk ka një studim të qartë fizibiliteti. Ndërkohë, Shqipëria vijon të ketë çmimet më të larta të biletave ajrore në rajon.

-Së dyti, në prill 2016, grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong njoftoi zyrtarisht se kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke sinjalizuar për një interes të shtuar të investitorëve kinezë në Shqipëri. Transaksioni zgjati disa muaj, por kur ai u finalizua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, pronari i ri zyrtar, me 100% të aksioneve ishte Real Fortress Private Limited. Në bilancin e TIA thuhet se “Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Aksionerëve të Kompanisë, të mbajtur më 6 tetor 2016, aksionerët e saj aprovuan njëzëri shitjen dhe transferimin e kuotave të tyre tek aksioneri i ri dhe i vetëm Real Fortress Private Limited. Nga data 6 tetor 2016, Real Fortress Private Limited është aksioneri i vetëm i Kompanisë zotërues i 1 kuote korrespondente të 100% të kapitalit ekuivalente me 9,375,000 Euro).

Kompania është e krijuar dhe rregullohet nga ligjet e Singaporit dhe sipas të dhënave në internet është krijuar më 22 qershor 2016 dhe e ka adresën në 2 SHENTON ËAY #18-01 SGX CENTRE i SINGAPORE 068804, duke qenë një kompani offshore.

/Monitor/

Etiketa: aeroporti rinasfitime rekordtiaTirana International Airportviti 2016

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Pas padisë, mediat greke përgënjeshtrojnë lajmin për Kodhelin

Pas padisë, mediat greke përgënjeshtrojnë lajmin për Kodhelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com