Adrola Dushi është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.
Sëfundmi modelja shqiptare ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjoze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”. Kjo kompani u krijua në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj Bruce Cooper.
Nënshkrimi i kontratës me një kompani kaq të njohur, është një sukses i madh për Adrolën dhe me siguri, ky do të jetë dhe fillimi në karrierën e saj si modele në Amerikë.