Adi Krasta, Riccardo Cocciante, Elsa Lila dhe disa sekrete të tjera për Festivalin e RTSH – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Adi Krasta, Riccardo Cocciante, Elsa Lila dhe disa sekrete të tjera për Festivalin e RTSH

19:30 | 18/12/2017
në Gossip
0

Nga Kozeta Kurti

Organizatorët e edicionit të 56-të zbulojnë të tjera detaje nga mbrëmjet e Festivalit. Autori dhe drejtuesi i këtij Festivali, Adi Krasta, nuk do të jetë i vetëm në skenën e rrallë të ndërtuar për festën më të madhe të muzikës në vend.

Natën e parë, përveç kumbarit të kësaj feste, kantautorit Riccardo Cocciante, i cili pas performancës së tij, ka kërkuar ta ndjekë shfaqen si spektator, e rrallë kjo për artistin e madh, do t’u jepet mundësia të bashkëprezantojnë me Krastën, disa personazhe të cilët na kanë treguar nëpërmjet punës së tyre një Shqipëri tjetër; jo atë që shumë njerëz duan ta lënë me çdo kusht, por Shqipërinë e atyre që kanë vendosur të jetojnë këtu, jo vetëm për veten, por edhe të krijojnë modele të suksesshme.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Nata e dytë do të jetë një rikthim në skenë i disa prej drejtuesve ndër vite të këtij institucioni muzikor në vend, ndërsa e treta një paradë sirenash që do të ndriçojnë edhe më shkëlqimin e skenografisë së artë të Albi Çifligut. Mbetet surprizë bashkëpunimi në duet me Elhaida Danin dhe trajnerin e saj që e shpuri në fund të rrugës së “Voice of Italy”

Flaka Krelani e Kejsi Tola do të jenë të ftuara në Festival për të sjellë një nga këngët më të fuqishme të fondit të muzikës botërore, por nuk do të mungojë edhe tradicionalja, me qasje bashkëkohore e Kelly Guga Band, një përzierje e motiveve të jugut me motive të muzikës jazz.
Adelina Ismaili “thyen heshtjen” e disa viteve në skenë, duke ngjallur kuriozitet, sidomos në këtë fazë të jetës, ku si për çdo grua-nënë artiste, prioritetet ndryshojnë.

Aurela Gaçe, “shpërthimi” i skenës sonë, aq e dashur për publikun, për energjinë dhe interpretimin e saj brilant, është një tjetër “gur” që erdhi nga Festivalet, për t’u kthyer sërish aty, për t’i dhënë Festivalit dashurinë që meriton, ashtu siç bënë edhe shumë emra të njohur të muzikës që “janë vënë në rresht” për garën, të cilën të gjithë duan ta fitojnë, por që për ta, Festivalit mbetet ende më i madh se një çmim i vetëm.

Ndërsa po përgatitet për koncertin e tij të shkurtit të vitit të ardhshëm, në Festival vjen një nga kantautorët më të dashur, Alban Skënderaj, i cili di të fitojë zemrat e spektatorëve me refrenet e papërsëritshme.

Produkt festivalesh, fituese e tyre, drejtuese festivali, pjesëmarrëse në Sanremo, interpreuese në “Musical”, por më e konsoliduar se kurrë, vjen në skenën e Festivalit, Elsa Lila me bandën e saj, me një performancë të panjohur më parë nga publiku shqiptar.

Numrat koreografikë janë shfaqje të rralla artistike, të mbështetura në tematika sociale, siç është për shembull koncepti i protestës. Në Festival do luhet edhe futboll, por për të njohur shënuesin në portë, na duhet të presim gongun për çeljen e Festivalit.

Etiketa: Adelina ismailiAdi KrastaAlban SkenderajElsa LilaFestivaliKozeta KurtiRiccardo CoccianteRTSH

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Kush është Arta Marku?

Kush është Arta Marku?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com