Abuzuese dhe me një sërë ankesash, KPP anulon përfundimisht tenderin 500 mln lekë të FSHZ – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzuese dhe me një sërë ankesash, KPP anulon përfundimisht tenderin 500 mln lekë të FSHZ

16:41 | 01/03/2022
në Uncategorized
0

Pas  skandalit që qarkulloi në media dhe pas ankesave nga disa operatorët, KPP ka vendosur sot të anulojë tenderin 500 mln lekë  të FSHZH. Kujtojmë se pak  kohë më parë Gijotina. com ka publikuar faktet se si kreu i FSHZH i dha vetes së tij këtë tender më shumë marramendëse, duke përdorur punonjësin e tij, kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani, si grep për të marrë pjesë në garë dhe për të fshehur aferën.

I shtojmë këtu faktin se 500 mln lekë janë një shumë marramendëse për një tender që t’iu mësosh njerëzve menu gatimi. Pas publikimit të shkeljeve nga ky tender SPAP ka nisur hetimet ndaj Dritan Agollit, që ende nuk dihet deri në ca fazë janë. Ndërsa pak ditë më parë Gijotina. com tregoi se një nga kompanitë që kishte marrë pjesë në garë dhe ishte përjashtuar pa të drejtë. Bëhet fjalë për BOE “Kube Studios” SHPK & “Albanian Gastronomy Academy AGA” SHPK & “CBS Creative Business Solutions” SHPK e cila ka kundërshtuar vlerësimin me pikë të propozimeve teknike të paraqitura. Që nga dita e ankesës, Projekti ka ngecur duke qenë se është hartuar në shkelje të ligjit duke hartuar kritere favorizuese për fituesin e paracaktuar.  Ndërsa ditën e sotme ka vendosur të anulojë përfundimisht tenderin.

Ndërsa pritet të shohim se çdo të ndodh me Dritan Agollin, duke qenë se më këtë vendim vërtetohet që ai ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë 500 mln lekë nga FSHZH vetes së tij dhe biznesit të djalit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

 

Skema e përdorrur

Skema e përzgjedhur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të tenderuar këtë shumë parash është një procedura e prokurimit për “Shërbim konsulence”, kjo sipas dokumentit të njoftimit. Tenderi, me objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menynë e 100 Fshatrave”, është hapur në 21 tetor të 2021 dhe mbyllur me 29 dhjetor 2021, duke i lënë më shumë se dy muaj kohë operatorëve ekonomikë që të shprehin interes.

Gara është zhvilluar në dy faza, në të parën kanë marrë pjesë dy subjekte, që kanë kaluar më pas edhe në fazën e dyte, bashkimi i kompanive i përbërë nga Kube Studios, Albanian Gastronomy Academy AGA, dhe CBS Creative Business Solutions.

Si dhe bashkimi tjetër i formuar nga Mascarpone sh.p.k dhe Endrit Maci. Një operator i tretë, i quajtur SHOQATA NJEREZ DHE IDE është skualifikuar që në fillim. Siç rëndom ndodh me tenderat publike, edhe këtë radhë Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka zhgënjyer, duke zgjedhur ofertën më të lartë, edhe pse kësaj radhë çmimi nuk ka qene kriter kryesor i përzgjedhjes. Pas përfundimit të dy fazave më 26 janar të këtij viti si fitues është shpallur bashkimi shoqërive kryesuar nga Mascarpone shpk, që ka si administrator dhe aksioner kryesor kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani.

Sipas dokumentit zyrtar të shpalljes se fituesit në total ky bashkim shoqërish ka ma marrë 273,6 pikë, dhe një ofertë ekonomike prej 41 milion lekësh ose rreth 410 mije dollarësh. Operatori tjetër ka marrë 268,8 pikë, duke u renditur i dyti, ndërsa ka dhënë një ofertë rreth 15 mijë dollarë më të lirë për menynë e kërkuar nga fondi shqiptar i zhvillimit. Deri këtu duket një procedurë normale.

Sepse është hapur një garë, kanë konkurruar disa shoqëri. Por, problemi nis tek emri i fituesit. Alfio Rrotani administrator dhe ortak kryesor i kompanisë Mascarpone shpk. Kjo sepse ai ka punuar verën e shkuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar” në Hallamaj tek gjiri i Lalzit në Durrës, në pronësi të Flladi Agolli, që rezulton të jetë djali i drejtorit të Fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli.

Në dokumentin e rregjistrimit në qendrën kombëtare te biznesit, “Bedouin Beach & Bar” është emri tregtari e kompanisë Hospitality Management & Services, i zotëruar 100% 24-vjeçari Flladi Agolli. Është vetë ky restorant që ndodhet brenda një resorti turistik, që ka reklamuar në faqen e tij të Facebook shërbimet e shefit të kuzhinës Alfio Rrotani teksa përgatit tavolinat, apo kur prezantohet bashkë me stafin. “Jemi shumë të kënaqur që kemi një ekip yjor kuzhinierësh dhe personeli në shtëpi. Krahas Alfio Rrotanit dhe pjesës tjetër të ekipit drejtues, të gjithë në Bedouin do të sigurojnë që të gjithë klientët që vizitojnë Bedouin Beach Bar të kenë përvojën më të mirë të mundshme”, thuhet në postimin në ‘Facebook’ të restorantit më 7 qershor të 2021.

Dyshimet për këtë prokurim janë të mëdha si për kostot, pasi përgatitja e menysë të kuzhinës shqiptare dhe dokumentari do të kushtojë rreth 410 mijë dollarë, ashtu edhe për shpalljen e fituesit, ku me një qark të shkurtër drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, ia ka dhënë tenderin kuzhinierit që ka punuar në restorantin e djalit të tij.

 

 

Etiketa: abuzimappDritan Agollitender

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Basha takohet me banorët e Vorës: Keni forcën për t’i dhënë një sinjal të fortë të keqes

Basha takohet me banorët e Vorës: Keni forcën për t’i dhënë një sinjal të fortë të keqes

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

10:22 | 25/12/2025
Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:08 | 25/12/2025
2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

09:54 | 25/12/2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin
  • 2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –
  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com