Abuzuan me pronat publike/ Kush janë 20 të arrestuarit në Kadastrën e Durrësit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzuan me pronat publike/ Kush janë 20 të arrestuarit në Kadastrën e Durrësit

12:02 | 25/10/2019
në Kryesore
0

Policia dhe prokuroria e Durrësit kanë finalizuar operacioni policor të koduar “Rodoni”, një hetim i nisur për çështje pronash.

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës e Tiranë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Vihen në pranga 20 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës dhe Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Nr. 98/9 datë 23.10.2019, zhvilluan operacioni policor ‘Rodoni’, për ekzekutimin e masës së sigurisë personale ‘Arrest në burg’ për shtetasit e meposhtëm:

  • A. I., 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
  • E. N., 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
  • A. K., 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
  • S. I, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.
  • Gj. B., 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
  • B. Z, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).
  • M. D., 34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ (e kryer në bashkëpunim).
  • R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ (e kryer në bashkëpunim).
  • M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
  • R. Z., 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).
  • D. K., 36 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
  • E. SH., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
  • L. M., 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
  • L. B., 35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale ‘Mashtrimi’.
  • Gj. P., 59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ paragrafi 2, 3 dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ i kryer në bashkëpunim.
  • Gj. B., 57 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ i kryer në bashkëpunim.
  • A. D., 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ i kryer në bashkëpunim.
  • L. N,, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ paragrafi 2, 3 dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ i kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u ekzekutuan vendimet e lëshuara nga gjykata për ‘Detyrim paraqitjeje’ para Oficerit të Policisë Gjyqësore, për shtetasit:

  • A. Ç., 40 vjeçe, banues në Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ paragrafi 2, 3 i kryer në bashkëpunim, masë sigurimi ‘Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore’.
  • Sh. A., përfitues, e datëlindjes 10.02.1966, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ kryer në bashkëpunim, masë sigurimi ‘Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore’.
  • S. M., 60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, masë sigurimi ‘Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore’.
  • A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, masë sigurimi ‘Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore’ parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.
  • L. K., 33 vjeçe, Përgjegjese e Zyrës Juridike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për ‘Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.
  • D. G., 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Si dhe u shpallen në kërkim shtetasit:

  1. L. O., administrator i një shoqërie private.
  2. L. B., përfitues toke me banim në Bizë.
  3. A. R., përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durres, u kryen ndalimet për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike’, ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Mashtrimi’, si dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim’, vepra penale të parashikuara nga nenet 186, 248, 259, 287/b dhe 25 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal Nr. 531/2019, pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa fruta në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti criminal.

Etiketa: arrestimeDepartamenti i Policisë KriminaleKadastra e Durrësitoperacioni policor i koduar "Rodoni"

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Dha dorëheqjen nga posti i drejtorit në Portin e Durrësit, zbulohet kush do të zëvendësojë Agron Taren

Dha dorëheqjen nga posti i drejtorit në Portin e Durrësit, zbulohet kush do të zëvendësojë Agron Taren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com