Abuzon me këndin e lojërave të fëmijëve, Fisnik Qosja jep pa garë 38 milionë lekë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzon me këndin e lojërave të fëmijëve, Fisnik Qosja jep pa garë 38 milionë lekë

11:50 | 18/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, blen me çmim shumë të shtrenjtë një kënd të varfër lojërash. Kjo ndodh sepse komisioni nuk konsultohet më tregun kur llogarit fondin limit, por vetëm ndjek porositë e kryetarit, që sigurisht ka bërë një pazar paraprak me përfituesin e fondit. Po flasim për prokurimin me objekt ‘Furnizim vendosje e pajisjeve rekreative për mirëmbajtjen e parqeve të qytetit’ me vlerë 38 milionë lekë.

Përshkrimi i tenderit është pak i ngatërruar, sa të shkon mendja se do të blihet ndonjë pajisje që do të përdoret për  të mirëmbajtur parkun dhe bimët, rrugët dhe ndriçimin.

Në fakt, sipas të dhënave në dokumentet shoqëruese, do të blihet kënd lojërash për fëmijë, si dhe pajisje fitnesi.

 

Read more

Këmbimi valutor 11 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë 70-vjeçari (Emri) –

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 11 Maj 2026 –

Për këto  rrëshqitëse, lëkundëse dhe dy biçikleta fitnesi mund të  shpenzohen më pak para, nëse do ishte zbatuar procedura e rregullt tenderuese, por skenarët që ka thurur Qosja kanë fryrë edhe fondin limit.

Le të bëjmë një krahasim me porositë që ka kryer kohët e fundit kompania fituese e tenderit ‘Falgeo’ shpk.

Pra, sipas tabelës së mësipërme të tenderave të marrë më parë në njësitë e tjera vendore, të njëjtën porosi, kompania e ka kryer disa herë më lirë, me çmime që variojnë nga 4.5 milionë lekë deri në 29 milionë lekë, pa llogaritur TVSH.

 

Gjatë kohës që “gara” ka qenë e hapur janë dorëzuar vetëm 2 oferta. Propozimi i “Luljeta Zanajt” është shkualifikuar pasi, sipas komisionit, nuk ka dorëzuar mostrat e mallrave dhe ka mungesë dokumentacionesh. Kështu mbeti vetëm oferta e firmës “FALGEO. Sipas ligjit, procedurat nuk duhej të vazhdonin vetëm me një konkurrent.

 

Por rregullat nuk vlejnë më për kryebashkiakë si Fisnik Qosja, që i kanë kthyer tenderat në gropë për buxhetet e bashkive. Kështu kryetari Qosja ka vazhduar me planin e tij duke ia dhënë fitoren firmës “FALGEO” me pronar Florian Gjokën.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Nëse do të ishin ndjekur rregullat e prokurimit, me aq lekë bashkia do të blinte dy deri në trefishin e këtyre lodrave. Në këtë rast “taksa” e korrupsionit u vendos në kurriz të fëmijëve.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 11 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:01 | 11/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë 70-vjeçari (Emri) –

Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë 70-vjeçari (Emri) –

nga 27
07:57 | 11/05/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjës, ku si pasojë ka humbur jetën...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Maj 2026 –

nga 27
07:41 | 11/05/2026
0

DashiEnergjia juaj sot do të jetë e lartë dhe do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyra që i...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 11 Maj 2026 –

nga 27
07:37 | 11/05/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe...

Para
Gentian Gjyli i dhuron Salillarit paratë e Korridorit VIII, 24 miliardë lekë për Elbasan-Papër jepen pa garë

Gentian Gjyli i dhuron Salillarit paratë e Korridorit VIII, 24 miliardë lekë për Elbasan-Papër jepen pa garë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 11 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:01 | 11/05/2026
Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë 70-vjeçari (Emri) –

Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë 70-vjeçari (Emri) –

07:57 | 11/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Maj 2026 –

07:41 | 11/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 11 Maj 2026 –

07:37 | 11/05/2026
Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha! –

Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha! –

23:10 | 10/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 11 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë 70-vjeçari (Emri) –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 11 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 11 Maj 2026 –
  • Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha! –
  • Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 11 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë 70-vjeçari (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com