Abazoviç dhe fillimi i fundit të një aventure ballkanike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abazoviç dhe fillimi i fundit të një aventure ballkanike

09:22 | 23/08/2022
në Uncategorized
0

Nga Agim Nesho

Shenjat e para të dështimit të projektit Ballkani i Hapur u vunë re që me nisjen e konfliktit të armatosur të Rusisë kundër Ukrainës. Perëndimi e kuptoi që politikat e Rusisë jo vetëm ishin revizioniste për ndryshimin e rendit botëror të bazuar në ligj, por tentonin të ndryshonin arkitekturën e sigurisë europiane. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga rajonet më të nxehta, ku Moska kërkon të zgjerojë zonat e saj të influencës e përkrahur nga Vuçiç e Dodik, fryma e re e nacionalizmit serb, si dhe nga individë të korruptuar, që pushtetet autokratike i shikojnë si shpëtim të regjimeve të tyre autoritare e kleptokrate. Ndërsa Perëndimi ktheu vëmendjen ndaj Ballkanit si një rrezik potencial, Rama-Vuçiç shtuan përpjekjet që ky projekt antieuropian të legjitimohej sa më shpejt.

Argumentet e lobistëve dhe organizatave amerikane si ‘Open Society’, që përkrahnin projektin, vazhdojnë të mbrojnë idenë se ky projekt do të sjellë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke u dhënë një zgjidhje kërkesave të nacionalistëve serbë se një ndarje e re për Kosovën duhet të bëhet, për të vendosur disbalancat e krijuara në fillim të shekullit. Ata insistojnë se kur Rama si ‘përfaqësues’ i shtetit shqiptar pranon një projekt që rikthen dominimin serb në Ballkan dhe pranon të jetë pjesë e një projekti që rikthen Jugosllavinë, pse të mos tentojnë për të afruar Serbinë nga Perëndimi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por ndërsa administrata e kaluar amerikane kishte një qasje të ndryshme ndaj Rusisë dhe zyrtarët e Departamentit të Shtetit, si Palmer, u entuziazmuan nga iniciativa e vetofruar e liderëve ballkanikë Rama-Vuçiç, jo për qëllimet e saj, por për të shfrytëzuar një rast në promovimin e karrierës së tyre, Administrata Biden e sensibilizuar nga situata e re gjeopolitike dhe qëndrimi konsekuent ndaj Rusisë po e shikon me kujdes dhe dyshim këtë iniciativë.

Me dyshim se Uashingtoni kupton se Serbia nuk po shkëputet dot nga orbita e interesave ruse, dhe me kujdes sepse kjo iniciativë antieuropiane mund të bëhet shkak për nxitjen e konflikteve të reja në Ballkan. Megjithëse presionet janë të mëdha për ta shtyrë këtë iniciativë në Uashington, Paris, etj., duke e ofruar edhe si pikë kompromisi për të ardhmen në qoftë se Perëndimi do të ulet me Rusinë për një zgjidhje afatgjatë, zoti Eskobar ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe parimor: – Pranojmë Ballkanin e Hapur vetëm si iniciativë ekonomike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht se projekti nuk ka një kontroll nga BE, si Procesi i Berlinit, dhe mund të dominohet nga interesat serbo-ruse, pengesa e pakapërcyeshme është respektimi i 6 vendeve si të barabarta dhe sovrane.

Prandaj e gjithë veprimtaria e atyre që duan të realizojnë Ballkanin e Hapur u drejtua ndaj dy vendeve, Mali i Zi dhe Kosova. Në Kosovë, iniciativa e Ballkanit të Hapur ka gjetur një disaprovim në të gjithë klasën politike për vetë mënyrën e mosnjohjes së Kosovës si Republika e Kosovës, por dhe anashkalimit të saj për të ruajtur interesat e Serbisë. Qëndrimi parimor dhe largpamës i liderëve Osmani-Kurti i ka detyruar Rama-Vuçiç të kërkojnë mercenarë për ta zëvendësuar këtë qeveri. Tullumbacet e lëshuara për anti-amerikanizmin e Kurtit u shpuan nga vizita e suksesshme e Osmani-Kurtit në Uashington dhe përkrahja për ta.

Mali i Zi është një nga vendet që protagonistët e Ballkanit të Hapur donin ta kthenin në favor të tyre. Gjetja ‘me qira’ e një aguridhi në politikë dhe aventurieri në pasion si Abazovic, dështoi me turp. Ai nuk diti të mbrojë edhe interesat e tij si politikan dhe jo më të ishte interlokutor i besueshëm, në një vend ku themeluesi i shtetit të Malit të Zi, Presidenti Gjukanovic, ishte shprehur qartë për ambiciet e Serbisë nacionaliste dhe pasojat që do të vinin nga një projekt i tillë. Ballkani i Hapur i Rama-Vuçiç ka mbetur i gjymtuar dhe pa perspektivë.

Edhe ndihma që ministri i Jashtëm rus, Lavrov, ju dha se ‘Rusia mbështet Ballkanin e Hapur’ ndryshe nga Brukseli, që kërkon një Ballkan të mbyllur’, nuk ka dhënë rezultat. Kjo iniciativë serbo-ruse e Ballkanit të Hapur, megjithëse nuk pati sukses dhe është drejt falimentimit ka krijuar shumë dëme në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka sjellë ndarjen, frikën e ndezjes së konflikteve etnike, e deri në zbatimin në Ballkan të ‘demokracisë së deleguar’ për të eliminuar liderët kundërshtarë që e kanë denoncuar atë dhe për t’u hapur rrugë ‘stabilizuesve e paqësorëve’ Rama-Vuçiç. Mosthyerja e lidershipit Osmani-Kurti dhe rënia e palavdishme e aguridhit Abazoviç (lider të marrë me qira e cilësuan udhëheqësit e Partisë së Shqiptarëve në Mal të Zi) është dhe fillimi i fundit të këtij projekti. Degustimi i verës në panairin e 1-4 shtatorit në Beograd nga Rama dhe Vuçiç do jetë pa shije. Projekti Europian është i pazëvendësueshëm.

Etiketa: AbazoviçAgim Nesho

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vrasja për sherr banal në Shkodër, autori sapo ishte kthyer nga Anglia

Vrasja për sherr banal në Shkodër, autori sapo ishte kthyer nga Anglia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com