A zhvillohet proces i rregullt zgjedhor pa Listën Srpska? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A zhvillohet proces i rregullt zgjedhor pa Listën Srpska?

09:32 | 09/04/2023
në Uncategorized
0

Serbët e veriut të Kosovës pritet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 23 Prill në veri të Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut zhvillohen pasi kryetarët e Listës Serbe dhanë dorëheqjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Lista Serbe, partia më e madhe që udhëheq serbët e Kosovës, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, kjo për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”, ka deklaruar Lista Serbe. “Para së gjithash, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave tona të qarta, të cilat ishin arsyeja pse u larguam nga institucionet e Kosovës, përkatësisht formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe tërheqja e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Listës Srpska.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se gjithsej ka 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb, por asnjë nga Lista Srpska. Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është rreth 45 mijë.

Kurti shikon ndikimin e Beogradit

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është “shenjë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe e ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”. Kryeministri tha se zgjedhjet në veri do të mbahen dhe “kushdo që synon të cenoj mbajtjen e tyre, do të përballet me forcën e ligjit”. “Pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm dhe pa pengesa të komunitetit serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon të cënoj këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveçse përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti. Sipas tij, “institucionet e Kosovës do të  ofrojnë siguri për qytetarët në veri pa dallim”.

“Unë jam i bindur në bazë të organeve dhe institucioneve tona shtetërore që unë besoj fuqishëm se janë duke i ofruar të gjitha kushtet dhe masat që të bëhet mbarëvajtja e këtij procesi. U bëjë thirrje qytetarëve në katër komunat në veri që të dalin dhe të votojnë lirshëm për kandidatët për kryetar”, tha kryeministri Kurti në një seancë parlamentare.

Serbia mbështet mospjesëmarrjen në zgjedhje të Listës Srpska

Qëndrimi i Serbisë për këto zgjedhje u bë edhe njëherë i qartë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas procesit të Prishtinës “nuk do të ketë legjitimitet”, ka thënë ai.

“Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli, dhe vetëm mendoni për ato autoritete dhe demokracinë e legjitimitetin, me 2 për qind të shqiptarëve që jetojnë aty. Do të jetë keq për serbët, sikurse nën okupim, ashtu do të jetë, prandaj njerëzit janë të shqetësuar. Çfarë mund të bëjnë ata? Çfarë duhet të bëj unë? A të dërgoj tanke? Nuk mund ta mposhti NATO-n, dhe nuk dua që ne të vdesim. Dua që gjërat të zgjidhen në paqe, të shkojnë drejt normalizimit”, tha Vuçiq, transmeton RTS.

Nga koha e themelimit në vitin  2013, Lista Srpska që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës, ato lokale apo qendrore.

OJQ: Situata e brishtë për zhvillimin e zgjedhjeve

Vëzhgues të Bashkimit Evropian vazhdimisht nëpër raporte vlerësimi të mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore kanë  potencuar se Lista Srpska e ka “monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”.

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë se rrethanat aktuale, nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira. Sipas kësaj organizate, që vazhdimisht monitoron proceset zgjedhore në Kosovë, situata në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, është e brishtë”. “Në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90 për qind të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. Demokracia në Veprim vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”, thuhet në një reagim publik të kësaj organizate. Në reagim thuhet po ashtu, se për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve zgjedhorë të komunitetit serb, KQZ-ja po përballet me sfida në përgatitjet e nevojshme.

Pse u larguan serbët e veriut nga institucionet

Serbët në veri kanë dhënë dorëheqje kolektive nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit të shkuar përfshirë edhe kryetarët e komunave, si shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për në veriun e Kosovës që mbahen me 23 prill, ishte planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të shkuar,  mirëpo institucionet e Kosovës u detyruan t’i shtyjnë ato, për shkak të incidenteve dhe tensioneve në veri, dhe thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare. Zyrtarë të Bashkimi Evropian dhe ambasadorë të vendeve të QUINT-tit, kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në këto zgjedhje./DW

The post A zhvillohet proces i rregullt zgjedhor pa Listën Srpska? appeared first on 27.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
24 vjet nga beteja e përgjakshme e Koshares –

24 vjet nga beteja e përgjakshme e Koshares -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –

Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –

22:31 | 02/01/2026
SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –

SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –

21:59 | 02/01/2026
Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –

21:31 | 02/01/2026
Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT) –

Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT) –

20:59 | 02/01/2026
Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev –

Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev –

20:31 | 02/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –
  • SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –
  • Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –
  • Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT) –
  • Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev –
  • Politikat e jashtme të Gjermanisë në 2026-ën dhe ndryshimet globale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –
  • SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com