A po largohet Edi Rama? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po largohet Edi Rama?

13:49 | 09/05/2022
në Kryesore
0

Read more

Edhe fundi yt do të jetë në shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd –

Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Qershor 2026 –

Nga Edi Oga
“Durimi ynë po soset. I imi po njëherë!”

Ky pasazh i njërit prej fjalimeve më të ashpra që zoti Rama ka mbajtur në lidhje me drejtësinë në këtë vend, kryesisht mbi aktivitetin e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, nuk mund të injorohet, përsa i përket mundësisë (së paralajmëruar) të largimit të tij nga politika. Kujtoj që në fundjavë është rivitalizuar dhe risjellë në vëmendje në shumicën e portaleve të mëdha deklarata e vetë zotit Rama, dhënë “Anadolu Agency” në vitin 2015  për “jetën e tij të tretë”, në të cilën ai nuk do të jetë më artist, si në jetën e parë, as politikan, si në jetën e dytë, por thjesht një njeri “i lirë”!

Fakt! Edi Rama është i lodhur. Kushdo do të ishte lodhur pas nëntë vitesh qeverisjeje të një populli kaq të butë si ky yni, por me pushtetarë dhe oligarkë kaq të vështirë e të pangopur si këta tanët.

Po përse pikërisht tani ai “kërcënon” me largimin e tij? Përse ndjehet kaq “i bezdisur”?!

Sepse në këto kohë Edi Rama po përjeton ndjesinë irrituese me emrin “Deja vu”!

Kundërshtarët e tij më të mëdhenj, të cilët ai kishte menduar se i kishte sistemuar njëherë e përgjithmonë, po ringjallen!

Sali Berisha u rikthye nga “varri politik” dhe fantazma e tij i shpërfaqet dhe i gërthet në fytyrë nga të katra anët. Edhe Ilir Meta, i cili ka njoftuar një aksion politik të paprecedent që të nesërmen e daljes nga Presidenca. Një lloj ringritje prej Feniksi.

Edi Rama nuk ka as kohë, as nerva, as motiv që të përballet me kundërshtarë që i ka mundur njëherë. Për hir të së vërtetës, edhe shqiptarët me mend në kokë dhe sidomos ata “jopartiakë”, duken të irrituar me faktin që edhe sot, shpresa për ndryshimin e madh serviret nga të njejtët njerëz që e kanë shpërdoruar atë disa herë në këto 30 vite.

Më tepër sesa Berisha dhe Meta i rrezikojnë pushtetin Edi Ramës, prania e tyre si njerëz të lirë e të zëshëm e neverit, i gërvisht ndjeshmërinë e tij të shtuar prej artisti. Për këtë arsye, pa qime në gjuhë, zoti Rama thirri në ndihmë (dikush mund të thotë urdhëroi) SPAK-un për t’u marrë me këta njerëz. Pavarësisht rrethanave, nëse kjo ndodh, pra nëse ish krerët më të lartë të pushtetit në këtë vend do të hetohen dhe do të përballen me drejtësinë, ky do të ishte kontributi më i madh i Edi Ramës në këto 24 vite të tij në politikë. Por gjasat që kjo të ndodhë, janë pranë zeros. Precedenti do të ishte tepër kërcënues edhe për atë vetë. Shumica e shqiptarëve, besoj, nuk kanë dyshim për këtë.

Pas kaq viteve në majë të pushtetit, Edi Ramës Shqipëria i rri shumë e ngushtë. Ambicia e tij (e shumëpërfolur por mbase e spekuluar) për të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Natos, tashmë është zeruar edhe teorikisht, duke parë sesa pranë luftës me Rusinë është Aleanca.

Vitet kalojnë dhe dikur “jeta e tretë” duhet nisur. Por fillimisht, duhen sistemuar disa gjëra. Me sa po kuptojmë, kemi hyrë pikërisht në fazën e sistemimit të gjërave përpara lamtumirës. Zoti na ndihmoftë!

Të Lidhura

Edhe fundi yt do të jetë në shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd –

Edhe fundi yt do të jetë në shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd –

nga 27
08:43 | 08/06/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër pas përmendjes së emrit të tij nga...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:21 | 08/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me...

Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –

Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –

nga 27
08:03 | 08/06/2026
0

Nga Prof. Fatos Tarifa Socialistë shqiptarë!Anëtarë të Partisë Socialiste!Deputetë dhe mbështetës të kësaj partie! Në krye të partisë keni një...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Qershor 2026 –

nga 27
07:39 | 08/06/2026
0

Dashi Mund të filloni të bëni zgjedhje të rëndësishme, për të ardhmen tuaj. Në dashuri, për fat të keq, shumë...

Para
Vendimi për Tahirin, Salianji: Prova se Rama e ktheu Shqipërinë në parajsën e drogës

Vetëm 21 deputetë, Salianji: I keqardhur! Mbledhja dështoi sërish

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Edhe fundi yt do të jetë në shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd –

Edhe fundi yt do të jetë në shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd –

08:43 | 08/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:21 | 08/06/2026
Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –

Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –

08:03 | 08/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Qershor 2026 –

07:39 | 08/06/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026

07:35 | 08/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Edhe fundi yt do të jetë në shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd –
  • Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 8 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026
  • Shqipëri e re, Revolucion –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Edhe fundi yt do të jetë në shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd –
  • Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com