A mund të luftohet kanceri vetëm përmes meditimit? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të luftohet kanceri vetëm përmes meditimit? –

16:40 | 18/04/2023
në Uncategorized
0

Njëzet e tre muaj më parë, iu nënshtrova një operacioni për të hequr një masë të madhe tumorale nga zemra. Ndërsa kirurgu ishte në gjendje të zhvendoste pjesën më të madhe të tij, një pjesë e tij në madhësinë e një kajsie, ishte ndërthurur aq shumë me murin e zemrës sime sa që nuk mund të hiqej.Pasi analizat treguan një formë të kancerit malinj, sarkomasinoviale, iu nënshtrova trajtimit me rreze dhe kimioterapi. Onkologu me tha se edhe me këto trajtime, mund të prisja të jetoja vetëm 6-18 muaj të tjerë. Dhe siç mund ta llogarisni edhe vetë, unë e kam tejkaluar atë afat.

Dhe jam shumë me fat:Skanimi im i fundit CT tregoi se tumori i mbetur nuk është zmadhuardhe nuk janë zhvilluar metastaza. Kësisoj në moshën 61-vjeçare, e gjej veten në gjendjen e çuditshme dhe kufitare të një sëmundjeje terminale, por ndihem mirë dhe nuk kam asnjë kërcënim të menjëhershëm për shëndetin tim.

Që kur u diagnostikova me këtë sëmundje, kam marrë shumë këshilla mjekësore të pa kërkuara. Pjesa më e madhe e tyre përfshiheshin në kategorinë e “mjekësisë së mendjes/trupit”. Për të luftuar kancerin më nxitën të meditoja, të kryeja rregullisht frymëmarrja të ngadalta dhe të thella, të lutesha ose të ushtrohesha fizikisht.

Edhe pse i vlerësoj këto sugjerime si qëllime–mira, sa herë që i dëgjoj, nis të jem skeptik për shkak të punës sime si studiues biomjekësor. Në fakt, kur shpjegimet e ofruara mbi efikasitetin e mjekësisë së mendjes/trupit përdorin terma të paqarta si “rrjedhja e energjisë”dhe “rezonancë”, në kokë më qarkullon vazhdimisht pyetja:Si mund të merret seriozisht mjekësia e mendjes/trupit kur mekanizmat e propozuar kanë emra shkencorë, por tek e fundit janë metaforikë dhe të pamatshëm?

Energjia dhe rezonanca janë koncepte reale në fizikë, por përdorimi i tyre në shpjegimet e mekanizmave me anë të të cilave meditimi mund ta lehtësojë sëmundjen, nuk ka të bëjë fare me fizikën. Dhe kjo më rikthen te bisedat që bëja me tim të kur isha adoleshent në vitet 1970.

Babai im ishte një psikoanalist i shkollës së vjetër, i angazhuar në terapinë e të folurit, metodatradicionale e trajtimit të psikoterapisë që i inkurajon pacientët të flasin përmes përvojave dhe ndjenjave të tyre. Çdo të mërkurë në mbrëmje, që kur isha në kopsht dhe deri në javën e fundit para se të shkoja në universitet, unë dhe ai darkonim bashkë dhe flisnim për gjithçka, përfshirë edhe ecurinë e klientëve të tij (sigurisht duke shmangur emra dhe detajetidentifikuese).

Mbaj mend se isha kureshtar sesi një bisedë e thjeshtë mund të lehtësonte depresionin dheankthin që prekte klientët e tij. Përgjigja e tij ishte se kur funksionon kura e të folurit, kjo gjënuk ndodh si ndonjë mrekulli. Përkundrazi, funksionon duke ndryshuar funksionin e trurit në mënyra delikate.

Po ashtu, më shpjegoi ai, edhe kur praktikat e ndryshme të sjelljes si meditimi, lutja ose stërvitja fizike kanë ndikime pozitive tek pacientët, ato po veprojnë përmes biologjisë dhe jo në ndonjë formë të mbinatyrshme. Ajo bisedë në moshën 15-vjeçare, më ndihmoi në rrugën për t’u bërë një neuroshkencëtar.

Në fakt, një pjesë e motivimit tim për të studiuar neuroshkencën ka qenë të kuptoja bazat biologjike të ndërhyrjeve të sjelljes njerëzore tek mjekësia. Disa nga pretendimet e mjekësisë së mendjes/trupit janë thuajse me siguri të vërteta, edhe nëse nuk janë të tilla shpjegimet pseudoshkencore që jepen për to.

Kështu është e vërtetë që frymëmarrja e rregullt dhe e thellë mund të ndihmojë për lehtësuar dhimbjet kronike. Kjo mbështetet nga disa studime. Sot e dimë se në tru ka qarqe që kontrollojnë dhe monitorojnë frymëmarrjen, dhe që ato lidhen me rajone të tjera të trurit që e zbutin dhimbjen. Po a mund të ndikohet përparimi i kancerit nga praktikat e sjelljes si meditimi apo praktika e frymëmarrjeve të thella?

Përgjigja e shkurtër:Nuk e dimë. Ndërsa përgjigja më e gjatë dhe më interesante është se të paktën në disa raste, ekzistojnë hipoteza të arsyeshme dhe të testueshme se si mund të ndodhë kjo. Një shpjegim i mundshëm biologjik është se një lloj sinjali duhet të dërgohet nga truri tek qelizat kanceroze në trup.

Mënyra kryesore që truri komunikon me trupin është përmes fibrave nervore, të cilatformojnë shtigje nga truri në trup për të përcjellë sinjale elektrike, që nga ana e tyre lëshojnë molekulat neurotransmetuese në skajet e tyre. (Po ashtu truri mund të komunikojë me trupin përmes molekulave që sekretohen në qarkullimin e gjakut.)

Vitet e fundit kemi mësuar se disa lloje kanceresh në trup pushtojnë fibrat nervore, të cilat e kanë origjinën në tru dhe kalojnë në trup nëpërmjet sinjaleve elektrokimike, dhe udhëtojnë në një zinxhir nga neuroni në neuron. Këtu përfshihen tumoret e mushkërive, prostatës, lëkurës, gjirit dhe pankreasit dhe të sistemit gastrointestinal.

Ky proces kontribuon në rritjen dhe përhapjen e kancerit. Në shumicën e rasteve, nëse jeni një pacient me kancer dhe tumori juaj është i inervuar, atëherë prognoza juaj është më e keqe. Megjithatë, fibrat nervore janë disa lloje, dhe disa mund ta ngadalësojnë përparimin e kancerit dhe disa të tjera që nuk kanë asnjë efekt.

Të kuptuarit e mekanizmave qelizorë dhe molekularë me të cilët inervimi kontribuon në rritjen dhe në përhapjen e tumorit është një fushë aktive dhe premtuese e hetimit. Një studim i fundit i udhëhequr nga laboratori i Sebastien Talbot në Universitetin Mbretëror në Ontario,Kanada tregoi se melanoma infiltrohet shpesh tek fibrat nervore që sekretojnë një lajmëtar kimik.

Ky përbërës, CGRP, vepron tek një lloj të veçantë të qelizave imune, duke e penguar aftësinë e saj për të luftuar tumoret. Kur këto fibra nervore u neutralizuan tek minjtë me melanomë, gjë që ndaloi sekretimin e CGRP, përhapja dhe rritja e melanomës u reduktua shumë, duke çuar në një trefishim të shkallës së mbijetesës së minjve.

Kjo do të thotë se bllokimi i aktivitetit elektrik të këtyre fibrave nervore, i lejoi qelizat imune të ndihmojnë në mposhtjen e kancerit. Ky zbulim dhe të tjerë të ngjashëm premtojnë zhvillimin e terapive të përmirësuara të kancerit që edhe pse nuk janë ende një kurë, mund të përmirësojnë jetëgjatësinë dhe shëndetin e njerëzve që vuajnë nga kanceri.

Por do të duhet një hetim i kujdesshëm i tumoreve të ndryshëm të inervuar për të kuptuar mekanizmat molekularë që funksionojnë në secilin prej tyre. Unë jam duke pyetur veten nëse kjo hipotezë lidhet me gjendjen time shëndetësore. Nuk dihet nëse tumori i mbetur në zemrën time është i inervuar apo jo, dhe nëse po nga çfarë lloj fibrash nervore.

Por nëse ekziston një lidhje e tillë, ajo krijon mundësinë që qasja ime njohëse ndaj sëmundjes terminale – në rastin tim, shpresa e shoqëruar me kuriozitetin – mund të kontribuojë në mbajtjen e kancerit tim larg, dhe ta bëjë këtë jo me mjete të mbinatyrshme, por duke e ndryshuar aktivitetin elektrik të fibrave nervore tumorale.

Shënim: David J.Linden, profesor i neuroshkencës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Xhon Hopkins, SHBA.  

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Super foto! Modelja kroate surprizon sërish fansat e saj –

Super foto! Modelja kroate surprizon sërish fansat e saj -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

23:02 | 16/01/2026
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

22:46 | 16/01/2026
I duhet një narrativë e re pas skandaleve –

22:22 | 16/01/2026
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë –

21:24 | 16/01/2026
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe –

21:18 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –
  • Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –
  • I duhet një narrativë e re pas skandaleve –
  • “Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë –
  • “Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe –
  • Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –
  • Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com