Shoferi i kazinosë, ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy Aoko ka mohuar të ketë pasur lidhje me të. Rodi Barçi, mohoi para efektivëve të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm.
Ditën e sotme, efektivët e Komisariatit Numër 1 shoqëruan Barçi për ta marrë në pyetje, në lidhje me çështjen e Joy Ayokos, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë. Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës janë kryer kontrolle në banesën e shoferit.
Nga burime të grupit hetimor mësohet se po me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22-vjeçare punonte në kazino.
Ata janë konsideruar si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e kenianes.