Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur kritikëve të protestës së organizuar nga kryedemokrati Sali Berisha. Paloka shkruan se demonstrata e PD-së nuk kishte qëllim rrëzimin e menjëhershëm të Ramës, por përçoi mesazhe të rëndësishme, që së pari demokratët janë të bashkuar, dhe së dyti që kryeministri u shpall armik, jo vetëm për opozitën por edhe më gjerë.
“Per ndonje nga ata “ironiket” e deshperuar e te vetmuar qe pyesin : “ A e rrezuat Ramen mbreme?”
Manifestimi i protestes mbreme pati dy mesazhe thelbesore per kedo qe ka sy te shohe , vesh te degjoje e mend te kuptoje:
Se pari-demokratet jane perfundimisht te bashkuar ( e jo vetem demokratet) me nje qellim te vetem e te perbashket.
Se dyti-Rama per opoziten , por dhe per shqiptaret ne pergjithesi, nuk eshte me kundershtari politik, po ARMIKU dhe do trajtohet si i tille!”-shkruan Paloka.